Trump kërcënon me ndërprerje të përhershme të fondeve amerikane për OBSh-në

2020-05-19 19:26:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump kërcënoi se do të ngrijë përgjithmonë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

"Nëse OBSh-ja nuk angazhohet për të bërë përmirësime të dukshme brenda 30 ditëve, do ta transformoj ndërprerjen e përkohshme të financimit për OBSh-në në një masë të përhershme dhe do ta rishqyrtoj anëtarësimin në organizatë", theksoi Trump në një mesazh në Twitter dhe duke publikuar foto të një letre drejtuar kreut të OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore