CMG: Diskriminimi racial dhe gjuha e urrejtjes nuk mbulon dështimin e politikanëve amerikanë

2020-05-18 21:44:19 CRI Komenti juaj Printoni

"Gjatë krizës, pamë pamjet më të bukura të natyrës së njeriut, por gjithashtu edhe ato më të egrat," tha ditët e fundit i shqetësuar, kryebashkiaku i qytetit San Antonio në Teksas, Ron Nirenberg.

Ai vuri në dukje se gjatë pandemisë janë shtuar tonet e urrejtjes. Për parandalimin e përhapjes së racizimit, deputetët e këtij qyteti miratuan njëzëri një rezolutë për frenimin e diskriminimit racial apo etiketimet, si "virusi kinez", "virusi Kongfu" etj. Në këtë rezolutë theksohet gjithashtu se koronavirusi COVID-19 nuk është prodhuar nga ndonjë racë e caktuar, ndërsa shprehjet e papërshtatshme me prirje raciste do të nxisin urrejte ndaj amerikanëve me prejardhje aziatike si dhe ndaj emigrantëve aziatikë.

Në momentin kur rrota e historisë duket sikur është kthyer prapa në periudhën e McCarthyism-it, ky vendim i qytetit San Antonio është shumë i çmuar, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Pas shpërthimit të epidemisë, disa politikanë në Uashington janë orvatur të mbulojnë dështimet e tyre në trajtimin e gjendjes epidemike, nëpërmjet nxitjes së kundërvënies e urrejtjes mes racave dhe fajësimit të të tjerëve.

Shefja e lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, vuri në dukje ditët e fundit se kjo krizë epidemike demaskoi një pjesë të paragjykimeve të thella, duke shtuar se shtimi i ksenofobisë dhe i gjuhës së urrejtjes është shqetësues.

Duke iu referuar Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së, gazeta amerikane "The Washington Post" njoftoi se përsa i përket numrit të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave, amerikano-afrikanët si dhe aziatikët në ShBA kanë vuajtur më shumë nga koronavirusi. Sipas analizës së Shkollës së Shëndetit Publik Rollins në bazë të të dhënave të prillit, amerikanët me prejardhje afrikane zunë përkatësisht 52% dhe 58% të numrit të rasteve të konfirmuara dhe të vdekjes nga COVID-19, përqindje këto shumë më e larta se pesha e tyre kundrejt popullsisë së ShBA-së, 13%.

Politikanët amerikanë, që synojnë vetëm interesa vetiake, po fabrikojnë përçarjen e shoqërisë amerikane dhe po e çojnë vendin në një rrugë të "errët dhe të urrejtjes". Por ata që nxitin urrejtje mes racave, me siguri do të prishen nga urrejtja, komentoi CMG.

Mrekulli
Lajmet Kryesore