Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike arrijnë marrëveshje për prodhimin e vaksinës së COVID-19

2020-05-18 09:47:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari britanik i Biznesit Alok Sharma ka njoftuar se Universiteti i Oksfordit ka arritur një marrëveshje me një kompani farmaceutike për të prodhuar 100 milion doza të vaksinës së COVID-19, nëse provat do të dalin me sukses.

Ai thotë se universiteti nënshkroi marrëveshjen e licensimit global me "AstraZeneca" për komercializimin dhe prodhimin e vaksinës.

"Kjo do të thotë që nëse vaksina është e suksesshme, 'AstraZeneca' do të punojë për të prodhuar 30 milionë doza deri në shtator për Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e marrëveshjes për të bërë mbi 100 milionë doza gjithsej," tha ai.

Sharma bëri të ditur se ecuria e provës së parë klinike tës vaksinës në Universitetin e Oksfordit po ecën mirë.

Ai tha se qeveria do të investojë mbi 100 milionë dollarë amerikanë të tjerë për krijimin e vaksinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore