Trump-i: ShBA-ja e nisi studimin e vaksinës më 11 janar

2020-05-17 12:48:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se ShBA-ja e filloi më 11 janar studimin e zhvillimin e vaksinës së koronavirusit dhe shprehu shpresën se ajo do të jetë gati në fundin e këtij viti. Pas mbajtjes së këtij fjalimi, data "11 janar" tërhoqi vëmendjen e njerëzve.

ShBA-ja filloi të studiojë dhe të zhvillojë vaksinën më 11 janar, domethënë dy muaj më herët se mesi i marsit, kur nisi shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në ShBA.

Më 12 janar, Kina i dha OBSh-së renditjen gjenetike të koronavirusit dhe e paralajmëroi botës lidhur me parandalimin e epidemisë. Pse sapo Kina zbuloi renditjen gjenetike, amerikanët filluan të studiojnë vaksinën? Tani Trump-i thotë kohën e fillimit të studimit të vaksinës, gjë që tregon se ShBA-ja e dinte herët situatën e koronavirusit të ri. ShBA-ja duhet t'i japë shpjegime botës.

Pas fjalëve të Trump-it, shumë përdorues amerikanë të internetit pyetën se pse nuk filluan më herët veprimet kundër epidemisë.

Përdoruesi amerikan i internetit Variant Sol shkroi në një koment se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë filloi studimin e zhvillimin e vaksinës më 11 janar, që është më herët se rasti i parë i raportuar i COVID-19 në ShBA. A nuk duket se diçka nuk shkon, pyet ai.

Ndërsa një tjetër përdorues, David Tam, e pyeti Trump-in: "Pra, që më 11 janar e njihnit situatën, por nuk bëtë asgjë në dy muajt në vijim?"

Ka gjithashtu përdorues interneti që pyetën se përse ShBA-ja e akuzon Kinën prej fshehje informacioni. Ata i kërkuan zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë të shpjegojë se si nisi studimi i vaksinës më 11 janar, sepse studimi kërkon informacione nga Kina, por pala amerikane e ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet.

ShBA-ja ka fshehur faktet, apo jo? Me kalimin e kohës, më shumë dëshmi po dalin.

Sipas njoftimeve të gazetës amerikane "The Palm Beach Post" etj., rastet e dyshuara të pneumonisë së koronavirusit të ri në shtetin e Floridës janë shfaqur dy muaj më herët se koha e shpallur zyrtarisht. Sipas të dhënave të qeverisë së shtetit të marra nga kjo gazetë, në janar dhe shkurt, 171 veta u dyshuan si të infektuar nga koronavirusi i ri, nga të cilat rasti më i hershëm ishte më 1 janar. Por më 4 maj, uebsajti zyrtar i qeverisë së shtetit të Floridës i hoqi informacionet mbi këta 171 të dyshuar.

Uebsajti amerikan "Business Insider" botoi më 12 maj një artikull, ku thuhet se si ka mundësi që kishte raste të COVID-19 në dhjetorin e vitit të kaluar, por qeveria amerikane në fillim i kushtoi vëmendje vetëm situatës në Kinë, gjë që shkaktoi gabime të mëdha.

Përveç kësaj, Michael Maylem, kryetari i bashkisë së qytetit Belleville të shtetit të Nju- Xhersit, u shpreh ditët e fundit se në nëntorin e vitit të kaluar ai u infektua nga koronavirusi i ri. Në atë kohë, gripi po shpërthente dhe mjekët menduan se ai ishte infektuar me grip. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore