Media amerikane: ShBA-ja mund ta ketë pasur koronavirusin që në dhjetor

2020-05-15 14:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 maj, në uebsajtin "Business Insider" u publikua një artikull me titullin "ShBA-ja mund ta ketë pasur koronavirusin në dhjetor, por ishte shumë e zënë duke vëzhguar Kinën për ta vërejtur këtë gjë". Sipas këtij artikulli, qeveria amerikane ishte fokusuar vetëm te Kina në periudhën fillestare të epidemisë, duke bërë gabimin fatal.

Në artikull thuhet se "sipas provave të reja, koronavirusi mund të jetë përhapur në Francë dhe në shtetet e Nju-Jorkut dhe Floridës të ShBA-së në dhjetorin e vitit 2019 dhe janarin e sivjetshëm."

Arsyet kryesore të zbulimit të koronavirusit vonë në ShBA, sipas artikullit, janë:

Së pari, qeveria amerikane ka shpërfillur mundësinë e transmetimit të virusit nga Evropa.

Në fund të janarit të këtij viti, ShBA-ja i mbylli dyert për të huajt që kishin udhëtuar në Kinë, por nuk mori parasysh mundësinë e transmetimit të virusit nga Evropa dhe mundësinë e ekzistencës së shumë rasteve të prekjes nga ky virus në vetë Shtetet e Bashkuara.

Së dyti, nga prirja e fajësimit të të tjerëve për sëmundjet ngjitëse.

Kryeekzekutivi i Kolegjit Mjekësor të Nju-Jorkut Edward Halperin është shprehur këtë vit që "në shoqërinë tonë, ekziston zakoni i tmerrshëm i fajësimit të të tjerëve për sëmundjet ngjitëse."

Së fundi, analizat shumë të kufizuara në fazën fillestare të epidemisë.

Sipas ish-funksionarit të Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve, Scott McNabb, rregullat e kontrollit dhe testimit të virusit ishin tepër të rrepta: vetëm për personat që kishin qenë në Kinë.

Në fakt, sipas një studimi të Shkollës së Mjekësisë të Mount Sinait, shumica e rasteve të prekjes nga koronavirusi në fazën fillestare në Nju-Jork mund ta kenë pasur burimin në Evropë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore