ShBA-ja, pengesë e madhe në luftën globale kundër epidemisë

2020-05-15 12:29:48 CRI Komenti juaj Printoni

Studiuesi i lartë i Qendrës për Progresin Amerikan Michael H. Fuchs botoi të martën një artikull, ku thuhet se qeveria e Donald Trump-it e ka bërë ShBA-në një pengesë në luftën globale kundër epidemisë.

Në artikull vihet në dukje se paaftësia e qeverisë së Trump-it në përballimin e epidemisë jo vetëm ka shkaktuar viktima të shumta nga COVID-19 në ShBA, por edhe ka shtuar vështirësinë për përballimin e epidemisë në shkallë globale dhe njerëzimi mund të paguajë një çmim të lartë për këtë. COVID-19 është një krizë e përbashkët e njerëzimit dhe në këtë moment emergjence, vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunimin për ta mposhtur së bashku virusin.

Fuchs-i thekson më tej në artikull se, gjatë epidemisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për "armëpushim në mbarë botën", duke fituar përkrahjen e vendeve të ndryshme. Por, kur u votua kjo rezolutë në Këshillin e Sigurimit, të gjitha vendet votuan pro, përveç ShBA-së, që vuri veton. Rezoluta nuk kishte lidhje me interesat e ndonjë vendi anëtar, por përbënte vetëm shprehjen e vullnetit të mirë. Po ashtu, pa marrë parasysh gjendjen e dobët ekonomike të Iranit e të Venezuelës, qeveria amerikane vazhdon të ushtrojë sanksione mbi këto dy vende.

Më 4 maj, BE-ja organizoi një videokonferencë për të mbledhur fonde për mjekimin e COVID-19 dhe studimin e vaksinës, duke siguruar dhurime nga vende të ndryshme. Po ShBA-ja nuk dha asnjë përgjigje zyrtare.

Në artikullin e studiuesit të lartë të Qendrës për Progresin Amerikan Michael H. Fuchs theksohet gjithashtu se, pas përhapjes së epidemisë në mbarë botën, administrata e presidentit Donald Trump nuk zhvilloi bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, po përkundrazi, ndaloi ndihmën me fonde ndaj kësaj organizate. Lidhur me këtë, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn u shpreh se veprimi i ShBA-së është një pengesë e madh në përballimin e epidemisë prej bashkësisë ndërkombëtare. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore