Eksperti paralajmëron për "dimrin më të errët" nëse ShBA-ja nuk merr masa të vendosura kundër virusit

2020-05-15 11:06:45 CRI Komenti juaj Printoni

Një ish-zyrtar shëndetësor amerikan është shprehur se ShBA-ja përballet me dimrin më të errët në historinë moderne, nëse udhëheqësit nuk veprojnë me vendosmëri për të parandaluar një rikthim të koronavirusit.

Imunologu Rick Bright dëshmoi para Komisionit të Energjetikës dhe Tregtisë në Dhomën e Përfaqësuesve të enjten.

"Dritarja jonë e mundësive po mbyllet. Nëse nuk arrijmë ta përmirësojmë përgjigjen tonë bazuar në shkencë, kam frikë se pandemia do të përkeqësohet dhe zgjatet. Do të ketë me gjasë një ringjallje të COVID-19 këtë vjeshtë dhe do të ndërlikohet shumë nga sfidat e gripit sezonal. Pa një planifikim më të mirë, viti 2020 mund të jetë dimri më i errët në historinë moderne," tha dr. Bright.

Ai tha se u largua nga detyra pasi e paralajmëroi administratën e presidentit Trump që të përgatitej për pandeminë.

Presidenti Donald Trump e hodhi poshtë dëshminë e dr. Bright në një mesazh në "Twitter", duke thënë se ai ishte një punonjës i pakënaqur që nuk pëlqehej nga njerëzit me të cilët kishte folur.

Trump-i është i etur për të hequr kufizimet dhe disa shtete kanë filluar t'i heqin ato gradualisht.

Më shumë se 84 000 veta kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore