ShBA-ja duhet t'i japë botës shpjegim për laboratorët e saj biologjikë

2020-05-15 21:49:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov vuri në dukje ditët e fundit se ShBA-ja ka vendosur shumë laboratorë biologjik në vendet përreth Kinës dhe Rusisë dhe nuk publikon përmbajtjet e kërkimeve në këta laboratorë. "Veprimet dhe synimi i saj janë të dyshimta." Fjalët e Lavrovit përfaqësojnë dyshimet e shqetësimet e gjera të komunitetin ndërkombëtar gjatë kohëve të fundit.

Nikolay Platonovich Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës së Rusisë, bëri të ditur se numri i laboratorëve biologjikë amerikanë në mbarë botën është mbi 200. Sipas njoftimeve të tjera, në disa vende ku ndodhen laboratorët amerikanë kanë shpërthyer sëmundje masive ngjitëse, pra karakteri i këtyre laboratorëve është i tmerrshëm.

Me çfarë merren laboratorët biologjikë të ShBA-së në mbarë botën? Politikanët amerikanë duhet t'i japin një shpjegim botës.

Le të shohim në radhë të parë laboratorin "Fort Detrick" në Shtetin Mariland, që është baza më e madhe e armëve biokimike në ShBA dhe u konsiderua si "qendra më e errët e eksperimenteve" të qeverisë amerikane. Në korrikun e vjetshëm, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve e ShBA-së shpalli befasisht ndërprerjen e kërkimeve të këtij laboratori, por refuzoi të publikonte informacionet e mëtejshme për shkak të "sigurisë kombëtare".

Vetëm një muaj pas mbylljes së përkohshme të laboratorit "Fort Detrick", në një lagje të Shtetit Virginia, vetëm një orë me makinë larg laboratorit, shpërtheu papritur "sëmundja e cigares elektronike". Simptomat e këtyre të sëmurëve janë shumë të ngjashme me ato të pneuminisë së koronavirusit COVID-19.

Cigarja elektronike filloi të shitej në ShBA qysh nga viti 2007, por sëmundjet prej saj u dukën në gushtin e kaluar. Në shtator, klinika e njohur amerikane "Mayo" studioi mostrat e mushkërisë së 17 të sëmurëve nga cigarja elektronike dhe zbuloi se dëmtimet në mushkërinë e tyre janë të ngjashme me pasojat e shkaktuara nga materiale kimike helmuese. Kjo është një rastësi apo aksident?

Në marsin e këtij viti, kur Qendra e Kontrollit të Sëmundjes e ShBA-së dha urdhër për rihapjen e laboratorit "Fort Detrick", shumë amerikanë paraqitën kërkesën në uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, që autoritetet të publikojnë shkakun e vërtetë për mbylljen e atij laboritori vitin e kaluar dhe të sqarojnë nëse ky laborator ka studiuar koronavirusin e ri dhe nëse kishte dalë virusi?

Në fakt, heshtja e jashtëzakonshme të politikanëve amerikanë për këtë çështje tregon se ata po përpiqen ta fshehin të vërtetën.

Duke marrë parasysh gjendjen aq të turbullt të laboratorit biologjik në territorin amerikan, njerëzit kanë arsye të shqetësohen për shumë laboratorë të saj në vende të tjera dhe për dëmet që mund të shkaktojnë këta laboratorë ndaj shëndetit të popullatës globale.

Mësohet se një numër laboratorësh bilogjikë amerikanë ndodhen në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe një pjesë tjetër në Azinë Juglindore dhe në Afrikë. Për funksionet dhe koeficientin e sigurisë së këtyre laboratorëve, ShBA-ja nuk ka folur në asnjë mënyrë.

Sipas njoftimit të gazetës "USA Today", qysh nga viti 2003, në laboratorët amerikanë kanë ndodhur qindra aksidente që njerëzit kontaktuan në mënyrë të papritur mikroorganizmat vdekjeprurëse. Këto kontakte kanë mundësi të shkaktojnë infektimin e të kontaktuesve nga viruse vdekjeprurëse dhe nëpërmjet këtyre individëve, virusi do të transmetohet në komunitete dhe shndërrohet në epidemi.

Anna Popova, drejtorja e Drejtorisë së Mbrojtjes së Interesave të Konsumatorëve të Federatës së Rusisë, vuri në dukje nëntorin e kaluar se në vitin 2003, Gjeorgjia shpërndau institucionin mbrojtës për epideminë dhe e zëvendësoi me një laborator të krijuar nga ShBA-ja. Si pasojë, në Gjeorgji shpërthyen ethet hemorragjike dhe antraksi, ndërsa në Ukrainë shpërthyen fruthi dhe difteria.

Laboratorët e dyshimtë biologjikë amerikanë në mbarë botën janë shndërruar në një kërcënim i përbashkët i njerëzimit. Në momentin kur globi ndodhet përpara krizës së madhe të sigurisë publike, politikanët amerikanë duhet të tregojnë respekt për jetën e njeriut dhe të kenë mirësinë të thonë të vërtetën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore