Japonia dhe KON-i do të vlerësojnë së bashku kostot olimpike

2020-05-15 19:45:25 CRI Komenti juaj Printoni

Japonia ka konfirmuar se do të ndajë kostot e shtyrjes së Lojrave Olimpike me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), njoftoi kryesekretari i kabinetit, Yoshihide Suga.

Njoftimi i Suga-s erdhi pas njoftimit të KON-it se ka ndarë veçantë 800 milionë dollarë amerikanë për kredi dhe pagesa si pasojë e shtyrjes.

Ende nuk dihet se sa do të jetë fatura e përgjithshme e shtyrjes, ndërkohë që organizatorët olimpikë dhe autoritetet publike në Japoni përballen me kosto shtesë që mund të shkojë miliarda dollarë.

Lojërat e Tokios janë planifikuar të hapen në korrik 2021. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore