OBSh-ja: "Të dhëna të mundshme pozitive" për trajtimin e koronavirusit

2020-05-13 11:35:00 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka theksuar se duket që disa metoda mund të frenojnë ashpërsinë ose kohën e infektimit nga COVID-19 dhe se po fokusohet në njohjen më shumë të katër a pesë prej këtyre metodave, që kanë më shumë perspektivë.

Zëdhënësja e OBSh-së Margaret Harris tha se asnjë metodë nuk ka treguar se mund të vrasë virusin:

"Kemi marrë të dhënat e mundshme pozitive, por duhet të shohim më shumë të dhëna që të kemi bindje 100 % që kjo metodë është më e mirë se ajo tjetra."

Zëdhënësja shtoi se koronaviruset në përgjithësi janë "viruse shumë dinake", përballë të cilave "është e vështirë të prodhohen vaksina".

Mbi 100 vaksina të mundshme kundër COVID-19 janë duke u eksperimentuar, përfshirë disa në fazën e provave klinike.

OBSh-ja tha muajin e kaluar se për një vaksinë duhen të paktën 12 muaj. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore