Fauci paralajmëron për "vuajtje dhe vdekje" nëse ShBA-ja rihapet shumë shpejt

2020-05-13 10:47:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeeksperti i sëmundjeve infektive i Shteteve të Bashkuara, dr. Anthony Fauci ka paralajmëruar Kongresin se, nëse vendi rihapet shumë shpejt gjatë pandemisë së koronavirusit, kjo do të çojë në "vuajtje dhe vdekje të panevojshme".

Ai tha që zyrtarët duhet t'u përmbahen udhëzimeve federale për një rihapje në faza.

Fauci është në karantinë pasi një punonjës i Shtëpisë së Bardhë u testua pozitiv për koronavirusin.

Ai dëshmoi para një paneli të Senatit nëpërmjet videokonferencës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore