Kryeministri britanik shtjellon planin për lehtësimin e kufizimeve

2020-05-12 11:16:14 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri britanik ka dhënë hollësi mbi lehtësimin e kujdesshëm të kufizimeve lidhur me koronavirusin.

Boris Johnson u shpreh se njerëzit mund të bisedojnë me punëdhënësit e tyre për t'u rikthyer në punë këtë javë.

Ai shtoi se qeveria britanike e ka ndryshuar mesazhin e vet nga "Qëndroni në shtëpi" në "Qëndroni vigjilentë".

Plani i Johnson-it për t'i dhënë fund mbylljes në Britani përfshin tre faza.

Ai do të nisë të mërkurën me një lehtësim të kufizimeve për stërvitjen në natyrë dhe veprimtaritë e kalimit të kohës së lirë.

Sidoqoftë, përpjekja e Johnson-it për të hequr kufizimet, si edhe mesazhet lidhur me koronavirusin, kanë shkaktuar pështjellim.

Kryetarja i partisë konservatore skoceze Nicola Sturgeon thotë se është shumë shpejt për të lehtësuar masat e mbylljes në Skoci.

Britania ka një nga nivelet më të larta zyrtare në botë të vdekjeve nga COVID-19. Shifrat e Departamentit të Shëndetësisë tregojnë se mbi 32 000 veta në këtë vend kanë vdekur nga COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore