Eksperti amerikan hedh poshtë thashethemet e përhapura nga qeveria e ShBA-së

2020-05-08 12:43:27 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, Frederick Bushman, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, tha në një intervistë të dhënë për CMG-në se pretendimi që COVID-19 erdhi nga laboratori është i pavërtetë, duke shtuar se kjo është jashtëzakonisht e pamundur. "Koronavirusi i tipit të ri ka shumë të ngjarë të jetë përhapur nga kafshët te njerëzit. Siç e dini të gjithë, ne e quajmë atë virus zoonotik në studimin e sëmundjeve infektive. Ky virus është shumë i afërt me viruset e njohura te lakuriqët e natës, por jo plotësisht i njëjtë me ta. Virusi mund të kalojë nëpërmjet një kafshe bartëse të ndërmjetme, që mund të jetë një pangolin ose një kafshë tjetër, dhe pastaj të përhapet te njerëzit," u shpreh Bushman.

Në të njëjtën kohë, ai mori si shembuj SIDA-n, Sindromën Pulmonare Hantavirus (HPS) dhe Sindromën e Frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS) për të treguar se si virusi evoluon në natyrë dhe pastaj kalon te njerëzit nëpërmjet kafshëve. Ai tha me shumë siguri dhe vendosmëri se "nuk ka asnjë arsye të mendosh që është një armë biologjike e dizenjuar me qëllim, ose diçka e ngjashme". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore