Konferenca e donatorëve zbulon dallimet midis dy brigjeve të Atlantikut

2020-05-08 12:38:43 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën u zhvillua në formë videoje Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve për COVID-19. Liderët e 42 vendeve, përfaqësues të lartë të qeverive dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare morën pjesë në këtë konferencë, duke premtuar dhurimin e 7.4 miliardë eurove. Sidoqoftë, një aleat në anën tjetër të Atlantikut, Shtetet e Bashkuara, nuk morën pjesë në këtë konferencë të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, për të promovuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave të reja të koronavirusit. Agjencia gjermane e lajmeve raportoi se ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara tregon dallimet dhe hendekun në rritje midis aleatëve në të dy anët e Atlantikut.

Që nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë pasur një varg mosmarrëveshjesh në lidhje me furnizimet mjekësore, hulumtimin dhe zhvillimin e vaksinave dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Para së gjithash, pavarësisht nga serioziteti i epidemisë në Evropë, Shtetet e Bashkuara ua morën materialet mjekësore Gjermanisë, Francës, Italisë dhe aleatëve të tjerë, dhe zyrtarët e zemëruar gjermanë e akuzuan Uashingtonin si një "pirat modern". Së dyti, Shtetet e Bashkuara gjithashtu u përpoqën "të blejnë" një kompani gjermane që po zhvillonte një vaksinë të re të koronavirusit, duke u përpjekur ta bënin teknologjinë e vaksinave "të specializuar për Shtetet e Bashkuara". Për më tepër, kur Shtetet e Bashkuara shpallën se do të ndërprisnin dhënien e fondeve ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet e BE-së shprehën pakënaqësi, dhe vazhduan në mënyrë aktive të japin kontributet e veta për OBSh-në.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore