Media amerikane: Para një viti në ShBA shpërtheu një sëmundje repiratore vdekjeprurëse

2020-05-07 15:33:03 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me rezultatet e disa studimeve të publikuara ditët e fundit, që tregojnë se koha e ndodhjes së rasteve të konfirmuara me COVID-19 në shumë vende është më herët se raportimi zyrtar, OBSh-ja bëri thirrje për kontroll të mëtejshëm për raste të hershme infektimi.

Ndër to, bie në sy se në korrikun e vitit të kaluar, në shtetin Virxhinia të ShBA-së shpërtheu një sëmundje e panjohur vdekjeprurëse e rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas njoftimeve të korrikut të vjetshëm të ABC-së dhe të CNN-it, në një lagje banimi për të moshuarit në Virxhinia shpërtheu një sëmundje e panjohur respiratore vdekjeprurëse, që shkaktoi infektimin e 54 personave.

Në lagjen e të moshuarve "Greenspring" të Springfildit, në Virxhinia, 54 banorë shfaqën simptoma të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, dhe dy prej tyre humbën jetën. Simptomat e tyre përfshinin "temperaturë, kollitje, dhimbje trupi, gulçim, ngjirje zëri dhe humbje të fuqisë".

Sipas autoriteteve shëndetësore vendore, shpërthimi i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes ndër të moshuarit nuk është një gjë e rrallë. Por, zakonisht sëmundje të tilla bien në dimër dhe në stinën e gripit, kurse këtë herë shpërthimi qëlloi në korrik. Dy viktimat ishin të moshuar me sëmundje kronike dhe kishin marrë mjekim në spital për shkak të pneumonisë. Deri tani nuk janë qartësuar arsyet e sëmundjes.

Gjatë shpërthimit, masat si mbyllja e shtëpive të të moshuarve, anulimi i aktiviteteve, izolimi i banorëve me simptoma dhe forcimi i punës së dezinfektimit etj., janë marrë për të ulur rrezikshmërinë e infeksionit.

Sipas "ABC News"-it, shpërthimi filloi që nga 30 qershori i vitit të kaluar. Lagjja ku ndodhi është më pak se një orë rrugë me makinë nga laboratori biologjik i Fort-Detrick-ut, i cili u mbyll në mënyrë misterioze vjet dhe rifilloi papritur sivjet funksionimin.

Ka dyshime se shpërthimi i vjetshëm atje ishte COVID-19. Por gazetarët që mbuluan këtë ngjarje i hodhën poshtë këto thënie, sepse organet vendore të shëndetësisë bënë të ditur se shkaku ishte haemophilus influenzae. Megjithatë, shumë përdorues të internetit kërkuan testimin e banorëve të kësaj lagjeje për antitrupat e koronavirusit.

Në gushtin e vitit 2019, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve e ShBA-së urdhëroi mbylljen e përkohshme të Institutit të Studimeve Mjekësore për Sëmundjet Ngjitëse të Ushtrisë Amerikane (USAMRIID) në Fort-Detrick.

Sipas njoftimeve të "New York Times"-it, ndër studimet e ndërprera laboratorike përfshihen edhe disa që u cilësuan nga qeveria si "kërcënim serioz ndaj shëndetit të publikut, kafshëve dhe bimëve". Mirëpo, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve, me arsyen e "sigurisë kombëtare", nuk pranoi të publikojë informacionet mbi këtë vendim.

Më 10 mars, disa përdorues të internetit dorëzuan peticion në uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, duke i kërkuar qeverisë amerikane të publikojë arsyet e vërteta të mbylljes së laboratorit biologjik në Fort-Detrick, për të qartësuar nëse ka pasur dalje virusi prej andej.

Mrekulli
Lajmet Kryesore