OBSh-ja paralajmëron për mbyllje të reja nëse faza kalimtare nuk menaxhohet me kujdes

2020-05-07 11:39:53 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve që po heqin kufizimet lidhur me koronavirusin, të menaxhojnë me kujdes fazën kalimtare për të mos u rikthyer te mbylljet.

Tedros Adhanom Ghebreyesus-i foli për hapat e nevojshëm përpara se vendet të heqin masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit:

"Rreziku i kthimit te karantina mbetet shumë konkret nëse vendet nuk e menaxhojnë tranzicionin jashtëzakonisht me kujdes dhe në disa faza."

Kreu i OBSh-së theksoi nevojën për më shumë investime në sistemet shëndetësore, për të shpëtuar më vonë jetë.

Ai vuri në dukje gjithashtu se kriza e koronavirusit ka acaruar pabarazitë ekzistuese në shumë vende, duke shtuar se pandemia nuk mund të përfundojë nëse nuk trajtohen këto pabarazi që e nxisin atë:

"Ne duhet ta trajtojmë këtë gjë tani dhe në planin afatgjatë duke i dhënë përparësi diagnostikimit dhe kujdesit për ata që janë më shumë në rrezik. Kjo është jo vetëm gjëja e duhur që duhet bërë, por është gjëja e zgjuar për t'u bërë. Ne nuk mund ta përfundojmë pandeminë pa trajtuar pabarazitë që e nxisin atë."

Më shumë se 3.7 milion njerëz janë prekur nga koronavirusi i ri në mbarë botën dhe mbi 258 000 kanë vdekur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore