OBSh-ja i nxit vendet të hetojnë rastet e hershme të COVID-19

2020-05-06 10:41:22 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një raport sipas të cilit COVID-19 është shfaqur në Francë që në dhjetor, "nuk është befasues".

Zëdhënësi i OBSh-së Christian Lindmeier u ka bërë thirrje vendeve të ndryshme të hetojnë çdo rast tjetër të dyshimtë:

"Pra, kjo na jep një pikturë krejt të re për gjithçka. Dhe natyrisht do të ishte mirë që të gjitha vendet që kanë pasur raste të paspecifikuara të pneumonisë në muajt e fundit, dhe madje edhe në dhjetor ose edhe në nëntor, t'i kontrollojnë për COVID- 19."

Një spital francez rianalizoi mostrat e vjetra nga pacientët me pneumoni dhe zbuloi se kishte trajtuar një të sëmurë me COVID-19 që më 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e para në vend.

Mrekulli
Lajmet Kryesore