Kur do të përfundojë fshehja e së vërtetës nga ShBA-ja?

2020-05-06 21:22:37 CRI Komenti juaj Printoni

"Unë besoj se kam qenë i prekur nga COVID-19, por qeveria tha se rasti i parë i sëmundjes në ShBA u duk në janar. Në të kaluarën më zuri një grip, simptomat e të cilit ishin më të rënda, m'u duk sikur do vdisja." Ditët e fundit, fjalët e kryetarit të bashkisë së Belleville-s të shtetit New Jersey, Michael Melham kanë tërhequr vëmendjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas tij, ai u prek nëntorin e kaluar nga koronavirusi dhe sipas rezultateve ai testoi pozitiv ndaj antitrupave të virusit. Kështu, rasti i parë me koronavirus në ShBA ka ndodhur muaj më parë dhe deklarata e Melham-it demaskoi gënjeshtrat e politikanëve amerikanë lidhur me transparencën e informacioneve mbi gjendjen epidemike.

Tani numri i pacientëve të konfirmuar dhe numri I viktimave nga COVID-19 në ShBA renditen në vendin e parë. Megjithëkëtë, politikanët në Uashington janë jashtëzakonisht pasivë në mbledhjen dhe publikimin e informacionit mbi gjendjen epidemike. Kjo jo vetëm ka shkelur të drejtën për të ditur të popullit amerikan, por gjithashtu ka vonuar veprimet në përballim të epidemisë duke shkaktuar humbje të pariparueshme.

Për shkak të braktisjes së detyrës nga autoritetet amerikane, deri tani statistikat për rastet e konfirmuara të sëmundjes dhe ato të vdekjes nga sëmundja në ShBA vijojnë të bëhen nga universitetet. Pas lëshimit të alarmit për epideminë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, qeveria amerikane nuk trajtoi siç duhet këtë emergjencë të shëndetit publik. Çfarë fsheh qeveria amerikane?

Njerëzit kanë kuptuar se politikanët amerikanë fshehin informacionet mbi gjendjen epidemike për të mbuluar paaftësinë e tyre në qeverisje. Kjo është arsyeja pse në ShBA ku mbizotëron një nivel i përparuar mjekësor e tekniko-shkencore, virusi po përhapet pa ndalim duke shkaktuar tragjedinë në botë. Duhet të kërkohet faji i politikanëve amerikanë para viktimave të pafajshëm. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore