Kinë, funksionim i rregullt i trafikut gjatë festës së 1 Majit

2020-05-04 12:02:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ministria e Sigurisë Publike e Kinës bëri të ditur se, në dy ditët e para të pushimeve pesëditore me rastin e 1 Majit, në mbarë vendin trafiku ishte i qëndrueshëm.

Mbi 225 mijë punonjës policie dhe më shumë se 59 mijë makina policie janë dislokuar në rrugët të vendit për të përballuar fluksin e trafikut gjatë pushimeve.

Më 2 maj, numri i shkeljes së rregullave të qarkullimit u rrit 28 % në krahasim me vjet.

Sipas monitorimit nga 200 pikat në rrjetin kombëtar të autostradave, trafiku në ditën e dytë të pushimeve ra 22 % krahasuar me ditën e parë dhe 12 % krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore