Qeveria paguan interesat e kredive të paketës së parë

2020-05-04 10:27:34 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria Shqiptare u pagoi bankave të nivelit të dytë plot 11 miliardë lekë për të kredituar pagat e punonjësve të kompanive shqiptare dhe të huaja që ishin mbyllur me vendim, për shkak të pandemisë së COVID-19. Radio Televizioni Shqiptar i disponon të plota të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në emër të Qeverisë Shqiptare dhe nga çdo njëri prej drejtuesve të bankave tregtare.

Sipas këtyre marrëveshjeve, bizneset mund të aplikonin dhe të merrnin kredi pranë bankave me interes të kredisë deri në 2,85 për qind.(RTSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore