Italia përgatitet për "fazën e dytë" pas uljes së numrit të pacientëve me COVID-19

2020-04-30 14:23:13 CRI Komenti juaj Printoni

Në Itali u regjistruan 323 vdekje të lidhura me COVID-19 të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 27 600.

Edhe rastet e infektimit aktiv dhe numri i pecientëve në terapi intensive u ulën.

Bllokimi mbarëkombëtar në Itali, që filloi më 10 mars, do të përfundojë më 3 maj.

Autoritetetet do të nisin të lirojnë kufizimet, përfshirë rifillimin gradual të veprimtarive shoqërore, ekonomike dhe prodhuese.

Qysh nga 4 maji, sektorët e manifakturës, të ndërtimit dhe të shitjes me shumicë mund të rifillojnë punën.

Zyrtarët e Bankës së Italisë parashikojnë se të ardhurat e përgjithshme të vendit do të ulen afro 6 për qind këtë vit, rënia më e madhe gjatë të paktën 50 vjetëve të fundit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore