Greqia do të lehtësojë izolimin që nga 4 maji

2020-04-29 11:47:07 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia ka shpallur planin për lehtësimin e mbylljes mbarëkombëtare, pasi përhapja e koronavirusit të ri është ngadalësuar.

Greqia e nisi izolimin më 23 mars.

Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis thotë se kufizimet do të fillojnë të lehtësohen nga 4 maji me lejimin e hapjes së disa bizneseve.

Banorët nuk do të kenë më nevojë për leje të posaçme për të lëvizur dhe plazhet do të hapen.

Shkollat do të hapen gradualisht dhe ato të mesme do të nisin të presin nxënësit nga 11 maji.

Por Micotaqisi thotë se masa të tilla si distancimi shoqëror dhe veshja e maskave dhe e dorezave duhet të mbeten.

Ai njoftoi se dalja nga karantina do të bëhet në faza dhe se një rishpërthim i mundshëm i sëmundjes nuk mund të përjashtohet.

Deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 2 500 infeksione nga COVID-19 dhe 138 vdekje, një gjendje më e mirë krahasuar me shumë vende të tjera të BE-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore