Mbi 1 milion raste të konfirmuara të COVID-19 në ShBA

2020-04-29 21:39:01 CRI Komenti juaj Printoni

Në janar, ShBA-ja regjistroi rastin e parë të konfirmuar me COVID-19. Brenda mbi 3 muajve, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në këtë vend është mbi 1 milion, duke përbërë një të tretën e popullsisë globale të prekur nga koronavirusi. Ndërsa, numri i viktimave ka arritur në mbi 58 mijë. Konstatimi tragjik nxjerr në pah ndikimin shkatërrues të pandemisë së COVID-19 në ShBA, vendi me më shumë të infektuar në botë.

Megjithëkëtë, më 16 prill, presidenti amerikan Donald Trump shpalli planin "Rihapja e SHBA-së". Sipas planit, jeta shoqërore dhe ekonomike e ShBA-së do të bëhet në 3 faza.

Shumë individë dhe grupe në ShBA shqetësohen se hapja dhe zbutja më herët e masave kufiziuese do të shkaktojnë përhapjen e lirë të virusit duke shtuar rrezikun e një vale të dytë infektimi.

Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo e kritikoi hapur presidentin Trump për planin e tij dhe u shpreh se rinisja e detyruar e ekonomisë ka mundësi të shkaktojë më shumë të vdekur. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore