Kultura tradicionale kineze luan rol në luftën kundër pandemisë

2020-04-29 21:35:11 CRI Komenti juaj Printoni

"Në rrugët e Wuhan-it nuk kishte njerëz, por pas çdo dritareje jetonin qytetarë që bashkëpunonin kundër epidemisë. Kina ka shfaqur aftësi të mahnitshme mobilizimi dhe bashkëpunimi të përbashkët," tha këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Bruce Alyward pas përfundimit të hetimit në fund të shkurtit në Kinë.

Në syrin e ekspertit të shëndetit publik, forcat në mbështetje të Kinës për arritjen e fitores së luftës kundër epidemisë vijnë nga koncepti i vënies së popullit në qendër, i theksuar nga udhëheqësi më i lartë i Kinës, Xi Jinping. Ky koncept është rritur pikërisht në tokën e kulturës tradicionale kineze.

Kultura tradicionale kineze ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër epidemisë. Në përballjen me krizën, çdo qytetar kinez respekton interesat publike dhe tregon solidaritet, këto sjellje janë pikërisht pasqyrë e kulturës tradicionale kineze që ka një histori mbi 5000 vjeçare. Bashkësia ndërkombëtare ka arritur gjerësisht konsensus se "shpejtësia e Kinës", "përmasat e Kinës", "efikasiteti i Kinës" etj. janë faktorët kyç të Kinës në arritjen e fitores së luftës kundër pandemisë.

Një nga pikat më të arta në kulturën tradicionale kineze është vënia e popullit në qendër. Në përballim të epidemisë së papritur COVID-19, partia në fuqi e Kinës e ka vënë mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës në vend të parë. Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar disa herë se prioritet janë gjithnjë siguria e jetës dhe shëndeti i popullit.

Ditët e fundit, ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai u shpreh në një intervistë për media se në Kinë, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të popullit është më e rëndësishme. Veçanërisht duhet të mbrohen mirë të moshuarit, pacientët dhe të varfërit. Në luftën e kësajhershme kundër epidemisë, masat e qeverisë kineze në shërbim të popullit kanë marrë përkrahjen dhe besimin e plotë të popullit kinez.

Në një kohë plot paqartësi, kultura tradicionale kineze do të vazhdojë të luajë rolin e duhur për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore