Rusia vlerëson bashkëpunimin anti-pandemik me Kinën

2020-04-29 19:53:28 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh se pala ruse vlerëson lartë bashkëpunimin me Kinën në luftën kundër pandemisë COVID-19. Ai tha se në fillim të gjendjes epidemike në Kinë, Rusia ofroi një kontigjent materialesh ndihme për qytetin e Wuhan-it. Kina ka marrë nën kontroll epideminë brenda një kohe të shkurtër dhe tani po e ndihmon aktivisht Rusinë në luftimin e virusit vrastar.

Ai shtoi se Rusia dhe Kina do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit strategjik dhe të partneritetit në të gjitha fushat. Nën gjendjen e tanishme, lufta kundër epidemisë është pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh sepse virusi është një kërcënim i përbashkët kundër njerëzimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore