Kreu i OBSh-së: Pandemia, shumë larg përfundimit

2020-04-28 10:52:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se fundi i pandemisë së COVID-19 është ende larg, duke vënë në dukje se disa vende mund të mos i raportojnë të gjitha rastet për shkak të mungesës së aftësive të testimit.

Sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus-it, megjithëse disa masa kontrolli e kanë frenuar me sukses transmetimin e koronavirusit në shumë vende, virusi mbetet "jashtëzakonisht i rrezikshëm".

"Unë vazhdoj të bëj thirrje që bota të bashkohet në solidaritet dhe unitet kombëtar për t'u përballur me këtë pandemi, por edhe për të parandaluar një tjetër dhe për të krijuar një botë më të shëndetshme, më të sigurt, më të drejtë për të gjithë, kudo," tha ai.

Ghebreyesus-i vuri në dukje më tej se OBSh-ja ka dërguar miliona pajisje të mbrojtjes personale në mbi 100 vende, dhe furnizime laboratorike në më shumë se 120 vende.

Ndërkohë, ai u bëri thirrje vendeve evropiane të tregohen të kujdesshme gjatë lehtësimit të masave të kontrollit:

"Ndërsa mbylljet në Evropë lehtësohen me numrin në rënie të rasteve të reja, ne vazhdojmë t'i nxisim vendet të zbulojnë, të izolojnë, të testojnë dhe të trajtojnë të gjitha rastet dhe të gjurmojnë çdo kontakt, për të siguruar që këto prirje në rënie të vazhdojnë."

Deri tani ka mbi 3 milionë raste të konfirmuara të raportuara të COVID-19 në mbarë botën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore