Ushtria gjermane bën dorëzimin e 10 milionë maskave nga Kina

2020-04-28 10:49:35 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 10 milionë maska fytyre janë trasportuar nga Kina për në Gjermani.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha se ushtria gjermane planifikon të sjellë 25 milionë maska fytyre për "kërkesat urgjente" në vend.

Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër vetëkënaqësisë gjatë luftës kundër pandemisë në vend:

"Çfarëdo vendimi që të marrim në javët e muajt e ardhshëm, për shembull lirimi i mëtejshëm, duhet të jetë një hap i kujdesshëm. Nuk duhet të rrezikojmë sukseset e arritura me përpjekjet e secilit prej nesh këtu në Gjermani. Mosrrezikimi varet jashtëzakonisht shumë nga aftësia e gjurmimit së zinxhirit të infektimit, por puna e autoriteteve shëndësore dhe madje një 'aplikacion i koronavirusit' varet jashtëzakonisht nga zotërimi i pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse".

Në shumë shtete gjermane, maskat e fytyrës ose një mbulesë e ngjashme për gojën e hundën, janë bërë të detyrueshme kur njerëzit udhëtojnë me autobus a tren ose shkojnë për blerje. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore