Italia, vendi i parë që aplikon për ndihmë nga fondi i BE-së për virusin

2020-04-28 10:34:52 CRI Komenti juaj Printoni

Italia është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të aplikojë për ndihmë financiare nga fondi 800 milionë euro për krizën e koronavirusit.

Italia është vendi i BE-së më i goditur nga virusi, me mbi 26 000 të vdekur.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Vivian Loonela thotë se vendet anëtare mund të paraqesin kërkesa për ndihmë deri në 24 qershor:

"Lidhur me hapat e ardhshëm, do të mbledhim të gjitha aplikimet për koronavirusin nga tani deri më 24 qershor dhe më pas do t'i vlerësojmë ato si një paketë, për të siguruar një trajtim të drejtë të të gjitha rasteve."

BE-ja e formoi fondin për t'i ndihmuar vendet anëtare gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Komisioni do të vlerësojë aplikimet dhe do t'i paraqesë një propozim për ndihmë financiare Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

Mrekulli
Lajmet Kryesore