Zyrtari: Tokio 2020 do të anulohet nëse pandemia nuk përfundon

2020-04-28 18:54:04 CRI Komenti juaj Printoni

Lojërat Olimpike të Tokio-s do të anulohen nëse pandemia e koronavirusit nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm. Presidenti i Komitetit Organizativ të Tokios 2020 përjashtoi një shtyrje të mëtejshme.

Kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë paralajmëroi se do të ishte "jashtëzakonisht e vështirë" të mbahen Lojërat vitin e ardhshëm nëse nuk gjendet vaksina. Ai shtoi se Lojërat do të mbahen vetëm nëse infektimi është nën kontroll, jo vetëm në Japoni, por në mbarë botën.

Pandemia COVID-19 tashmë ka detyruar një vonesë njëvjeçare të Lojërave Olimpike, të cilat tani janë planifikuar të çelen në 23 korrik 2021. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore