Kryeministri britanik do të kthehet në punë të hënën

2020-04-27 11:39:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson do të kthehet në punë të hënën, pas shërimit nga koronavirusi.

Ministri i Mjedisit George Eustice thotë se deri të dielën mbi 152 000 njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi në Britani, mbi 4 000 më shumë se të shtunën.

Britania po përdor njësi të lëvizshme testimi të koronavirusit me staf nga ushtria për të përmbushur objektivin e 100 000 testeve në ditë.

Ndërkohë, Drejtori Kombëtar i Mjekësisë, Stephen Powis, thotë se numri i të sëmurëve nga koronavirusi në spitalet britanike është ulur. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore