Italia regjistron numrin më të ulët të vdekjeve ditore në gjashtë javë

2020-04-27 10:54:56 CRI Komenti juaj Printoni

Italia ka regjistruar deri tani mbi 197 000 infeksione nga koronavirusi dhe më shumë se 26 000 vdekje.

260 veta vdiqën nga COVID-19 të dielën, numri më i ulët ditor i regjistruar që nga 15 marsi.

Po të dielën numri i infektimeve të reja të raportuara ra me më shumë se 2 000.

Gjithashtu ka pasur edhe një rënie të numrit të pacientëve në terapi intensive.

Qeveria pritet të rifillojë gradualisht veprimtaritë shoqërore, ekonomike dhe prodhuese muajin tjetër.

Mbyllja mbarëkombëtare që ka filluar në Itali që nga 10 marsi, do të përfundojë më 3 maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore