Zëdhënësi: Në Kinë nuk ka "tregje kafshësh të egra të gjalla"

2020-04-24 11:24:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Geng Shuang thotë që Kina e ndalon tregtimin e paligjshëm të kafshëve të egra dhe nuk ka "tregje kafshësh të egra të gjalla".

Geng i tha këto si përgjigje ndaj komenteve të sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, i cili u shpreh që ShBA-ja u ka bërë thirrje Kinës dhe vendeve të tjera për mbylljen e përhershme të "tregjeve të kafshëve të egra të gjalla" për të parandaluar sëmundjet.

"Tregjet e zakonshme në Kinë janë tregje fshatarësh dhe tregje me shpendë dhe fruta deti. Në këto tregje shiten peshk, mish, perime, fruta deti dhe produkte të tjera bujqësore dhe të lidhur me to," tha Geng Shuang.

Ai vuri në dukje se tregje të tilla ekzistojnë jo vetëm në Kinë, por edhe në shumë vende të Azisë Juglindore dhe vende në zhvillim. Këto tregje janë të lidhura ngushtë me jetën e përditshme të banorëve vendorë.

Ai tha se në ligjin ndërkombëtar nuk kufizohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të tilla.

Zëdhënësi shtoi gjithashtu që shitja e kafshëve të egra në këto tregje është e paligjshme.

Kina ka miratuar një ligj për të ndaluar gjuetinë e paligjshme, tregtimin, transportin dhe konsumimin e kafshëve të egra.

Mrekulli
Lajmet Kryesore