Kina i kërkon ShBA-së mos të shkojë kundër bashkësisë ndërkombëtare

2020-04-24 21:54:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i kërkoi të premten Shteteve të Bashkuara që të mos të dalin kundër bashkësisë ndërkombëtare. ShBA-ja beson se duke qënë financuesja më e madhe e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, atëherë kjo e fundit duhet t'i bindet asaj. Kjo është një mendësi tipike hegjemonike, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang në një konferencë për shtyp.

Mbështetja e punës së OBSh-së nën situatën e tanishme mund të shpëtojë më shumë jetë dhe të ndalojë përhapjen e mëtejshme të pandemisë COVID-19, që është konsensusi i shumicës dërrmuese të vendeve dhe zgjedhja e të gjithë njerëzve me ndërgjegje, tha ai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore