COVID-19, vendet e BE-së nisin hapjen graduale

2020-04-23 21:04:39 CRI Komenti juaj Printoni

Me sheshimin e kurbës së infeksioneve të reja disa vende europiane kanë nisur heqjen e masave të bllokimit.

Kohët e fundit, Franca dhe Holanda njoftuan se do të rihapin shkollat ​​pas një pushimi disajavor.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se bizneset mund të rihapin në 4 maj, por lehtësimi i kufizimeve të bllokimit do të shpërndahet gradualisht dhe në mënyrë të barabartë në të gjithë vendin.

Në Gjermani, dyqanet janë rihapur gradualisht, por konsumatorët po tregohen të kujdesshëm me sasinë e blerjeve, sipas Shoqatës Kombëtare të Shitësve.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore