OBSh-ja: Alarmin mbi COVID-19 e dhamë në kohën e duhur

2020-04-23 18:05:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se organizata që ai drejton e shpalli COVID-19 një emergjencë globale, niveli më i lartë i alarmit, në kohën e duhur.

"Dua ta qartësoj përsëri: gjëja më e rëndësishme e cila pritet si një deklaratë nga OBSh-ja është deklarata e Emergjencës Globale më 30 janar. Kjo deklaratë u bë në bazë të mendimit të ekspertëve nga e gjithë bota dhe ku ishin përmbushur të gjitha kriteret për të rekomanduar që ajo është tashmë një emergjencë globale".

Ai tha se kur u bë deklarata e parë në janar, jashtë Kinës kishte vetëm 82 raste dhe asnjë vdekje.

Shefi i OBSh-së tha gjithashtu se pandemia në Europën Perëndimore paraqitet e qëndrueshme ose në rënie. Por ai paralajmëroi "prirjet shqetësuese në rritje" në Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Europën Lindore.

"Ky virus mbetet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Dëshmitë e hershme tregojnë se shumica e popullsisë së botës mbetet e ndjeshme. Kjo do të thotë që epidemitë mund të rigjenerohen lehtësisht. Një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi tani është vetëkënaqësia."

Sipas OBSh-së, tani ka pothuajse 2.5 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën dhe mbi 160 mijë viktima. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore