Katër aeroplanë me pajisje mbrojtëse nga Kina arrijnë në Hungari

2020-04-22 11:46:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka dërguar katër aeroplanë me pajisje mbrojtëse në Hungari, në ndihmë të luftës ndaj koronavirusit.

Pajisjet mbrojtëse përfshijnë rreth pesë milionë maska për fytyrën, dy milionë doreza, kuti testimi dhe veshje mbrojtëse.

Autoritetet hungareze thonë se pajisjet do të shpërndahen në spitale, klinika dhe institucione të tjera shëndetësore.

Hungaria ka raportuar mbi 2 000 raste me koronavirus, rreth 300 të vdekur dhe mbi 200 të shëruar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore