Merkeli paralajmëron kundër ndjenjës së rreme të sigurisë lidhur me virusin

2020-04-21 14:08:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar kundër ndjenjës së rreme të sigurisë, teksa vendi po ndërmerr hapat e parë për të rifilluar jetën publike.

Sipas saj, rikthimi në një mbyllje të plotë do të jetë "i pashmangshëm" nëse infeksionet nga koronavirusi fillojnë të shtohen përsëri:

"Ne nuk duhet të heqim vëmendjen nga fakti që jemi ende në fillim të pandemisë; se jemi larg daljes nga kjo gjendje. Mendoj se duhet ta kuptojmë këtë mirë, veçanërisht në fillim të kësaj jave, kur do të bëhet lehtësimi i parë i rregullave".

Javën e kaluar qeveria federale dhe autoritetet e landeve morën vendim për të hequr disa kufizime për bizneset e vogla.

Vendimi vlen për periudhën nga e hëna deri më 3 maj, dhe zyrtarët do ta shqyrtojnë situatën përsëri në 30 prill.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore