PBB-ja e Pekinit, ulje 6.6% në tremujorin e parë

2020-04-21 13:56:37 CRI Komenti juaj Printoni

PBB-ja e Pekinit në tremujorin e parë të këtij viti ishte 750 milionë juanë, duke u ulur 6.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e shtuar e sektorit tretësor pësoi një rënie prej 5 për qind, duke arritur në 650 miliardë juanë.

Autoritetet thonë se sektori i shërbimeve pësoi një ndikim më të madh për shkak të COVID-19, por sektorët e tjerë, përfshirë financat dhe teknologjinë e informacionit, ruajtën një ritëm të moderuar të rritjes.

Industri të reja, forma të reja biznesi dhe modele të reja janë shfaqur dhe janë rritur me shpejtësi gjatë epidemisë, pasi "ekonomia shtëpiake", përfshirë "punën me informatikën cloud" dhe arsimin në internet, sollën kërkesë të madhe për shërbimet e Internetit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore