Mbi 100 vende bashkëpunojnë në përpjekjet për të vlerësuar terapeutikët për COVID-19

2020-04-21 12:57:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se më shumë se 100 vende u janë bashkuar përpjekjeve për të vlerësuar terapeutikët për COVID-19.

"Ne gjithashtu po vazhdojmë të udhëheqim përpjekjet e kërkim-zhvillimit. Deri më tani më shumë se 100 vende janë bashkuar në provën e solidaritetit për të vlerësuar terapeutikët për COVID-19 dhe 1200 të sëmurë janë përzgjedhur rastësisht nga pesë vendet e para. Këtë javë ne presim që më shumë se 600 spitale në këto vende të jenë të gatshme të fillojnë regjistrimin e pacientëve. Sa më shpejt të rekrutojmë pacientë, aq më shpejt do të marrim rezultate," tha Ghebreyesus.

Ai u shpreh se kjo do ta ndihmojë botën të kuptojë shtrirjen e infeksionit në popullatë, duke shtuar se OBSh-ja po ofron mbështetje teknike, shkencore dhe financiare për pjesëmarrjen në hulumtime sero-epidemiologjike në të gjithë botën.

Kreu i OBSh-së gjithashtu u bëri thirrje qeverive të zbatojnë politika që mund të lehtësojnë më tej kërkim- zhvillimin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore