Rënie historike e çmimeve të naftës

2020-04-21 21:42:12 CRI Komenti juaj Printoni

Çmimet e e naftës kanë rënë në vlera negative për herë të parë në histori.

Një fuçi naftë e papërpunuar Brent shënoi një rënie mëngjesin e së martës në 22 dollarë, niveli më i ulët që prej dhjetorit 2001, si pasojë e rënies së kërkesës për arin e zi dhe presionit që ushtrohet mbi stoqet e naftës bruto.

Nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI), treguesi referencë i naftës amerikane, shënoi një rënie të mprehtë, duke u shitur -37,63 dollarë amerikanë për fuçi për herë të parë në histori.

OPEC-u dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj të naftës kanë rënë dakord më parë për një marrëveshje për të ulur prodhimin me 9.7 milionë fuçi në ditë për majin dhe qershorin.

Por disa analistë besojnë se ulja e prodhimit nuk është e mjaftueshme për të mbështetur çmimet.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore