Conte: Italia do të njoftojë planet për rihapjen

2020-04-21 21:13:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri italian ka njoftuar se vendi do të fillojë gradualisht të heqë masat kufizuese në mbarë vendin duke filluar nga 4 maji.

Giuseppe Conte tha në një postim në Facebook se një plan i hollësishëm do të dalë para fundit të kësaj jave.

Italia raportoi të hënën për herë të parë një rënie të numrit të rasteve aktive me COVID-19.

Deri tani, vendi ka regjistruar mbi 180 mijë raste të konfirmuara, përfshi mbi 24 mijë vdekje. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore