Numri ditor i vdekjeve në Itali vazhdon të bjerë

2020-04-20 10:05:51 CRI Komenti juaj Printoni

Vdekjet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të ulen. Mbi 400 të vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur më shumë se 23 600.

Por numri i vdekjeve ditore është ulur katër herë në pesë ditët e fundit.

Më shumë se 178 000 veta janë testuar pozitivë për koronavirusin në Itali që nga shpërthimi i pandemisë.

Mbyllja në Itali, e nisur që nga 10 marsi, do të vazhdojë deri më 3 maj.

Qeveria thotë se rifillimi gradual i veprimtarive shoqërore, ekonomike dhe prodhuese do të fillojë pas 3 majit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore