Kërkimi i preteksteve për fshehjen e përgjegjësisë

2020-04-18 13:13:46 CRI Komenti juaj Printoni

Përballë përhapjes së shpejtë të epidemisë së koronavirusit në ShBA, qeveria e Trump-it po përpiqet të kërkojë pretekste për të fshehur gabimet e saj në parandalimin e epidemisë.

Preteksti i parë është "të dhënat e kërkimit të burimit të koronavirusit të ri nuk janë të plota". Në fillim të marsit u rrit numri i të konfirmuarve. Qeveria amerikane e ka akuzuar shumë herë Kinën për të fshehur ngadalësinë e veprimeve dhe paaftësinë e masave të veta. Pala amerikane tha se përhapja e madhe e epidemisë në ShBA është ngaqë pala kineze nuk u njoftoi shpejt vendeve të ndryshme dhe OBSh-së informacionet e hollësishme të epidemisë.

Por në fakt, më 3 janar, Kina i njoftoi palës amerikane informacionet përkatëse mbi koronavirusin dhe theksoi rrezikun e tij. Gazeta "New York Times", gazeta "Washington Post", CNN e konfirmuan këtë njoftim.

Në një koment të shkruar nga CNN-i më 17 prill, thuhet se më 16 mars qeveria amerikane publikoi rregullin e parandalimit lidhur me "distancimin shoqeror". Por më 15 janar, u gjet rasti i parë i konfirmuar me koronavirusin e ri dhe në fund të shkurtit kishte raste të përhapjes në lagje.

Preteksti i dytë është se Trump-i mendon se Partia Demokratike, Obama, media dhe OBSh-ja duhet të mbajnë përgjegjësi.

Më 19 mars, në një konferencë shtypi të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump-i përbalti përsëri Kinën, duke e politizuar koronavirusin. Sipas njoftimeve të CNN-it, gazetari fotografoi tekstin e fjalimit të Trump-it. Fotografia tregonte se shprehja "koronavirusi i ri" u korrigjua me dorë në "virusi kinez". Por më 4 mars, OBSh-ja bëri thirrje për të kundërshtuar stigmatizimin.

Trump-i ka hedhur baltë edhe brenda ShBA-së. Sipas njoftimeve të 24 marsit të CNBC-së, pas përhapjes së madhe në ShBA, Trump-i bëri kritika ndaj ish-presidentit amerikan Barak Obama dhe theksoi se ai vetë nuk është përgjegjës për përhapjen e epidemisë.

Më 14 prill, Trump-i shpalli se do të ndërpresë fondet amerikane për OBSh-në dhe akuzoi OBSh-në se nuk mban përgjegjësinë e saj. Lidhur me këtë gazeta "Washington Post" njoftoi se ky veprim i Trump-it është për të fshehur paaftësinë e tij në fushën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë.

Kur qeveria e Trump-it përpiqet të hedhë baltë, masat e parandalimit të epidemisë në ShBA nuk janë përmirësuar. Me veprimet e ngadalta, ShBA-ja është bë vendi me më shumë të infektuar të konfirmuar dhe numri i të vdekurve është rritur shpejt.

Sipas një komenti të CNN-it, arroganca e ShBA-së dhe përpjekjet për ruajtjen e ekonomisë me tërë forcat kanë bërë që një pjesë e funksionarëve amerikanë të refuzojnë të shikojnë situatën e vërtetë dhe të dëgjojnë zërat e shkencëtarëve gjithnjë e më të dëshpëruar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore