Afrika kritikon ndalimin e financimit nga ShBA-ja të OBSh-së

2020-04-18 11:45:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, qarqet e ndryshme dhe mediat kryesore afrikane kanë kritikuar përbaltjen nga presidenti Donald Trump të OBSh-së dhe ndalimin nga ShBA-ja të fondeve për këtë organizatë, duke bërë thirrje që Kina dhe Afrika të bashkëpunojnë ngushtë kundër koronavirusit.

Lidhur me kritikat e Trump-it ndaj OBSh-së, si për shembull se ka fshehur përhapjen e virusit, më 8 prill, kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat, presidenti i Afrikës së Jugut Matamela Cyril Ramaphosa, presidenti i Ruandës Paul Kagame, presidenti i Namibisë Hage Geingob etj. kanë shprehur në mediet shoqërore qëndrimin e tyre se Bashkimi Afrikan dhe Afrika do të përkrahin OBSh-në dhe Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe bënë thirrje që fokusi i tanishëm duhet të jetë bashkëpunimi kundër epidemisë dhe jo gjetja e përgjegjësve.

Qarqet e ndryshme afrikane kundërshtojnë pezullimin e fondeve nga ShBA-ja për OBSh-në. Më 16 prill, Ministria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe e Bashkëpunimit e Afrikës së Jugut shprehu tronditjen e saj për vendimin e ShBA-së, duke thënë: "Kur koronavirusi po kërcënon jetë në Afrikë, në vendet më të varfra e më të pambrojtura, shpallet ky vendim që është për të ardhur keq." Ministria shpreh shpresën se ShBA-ja do ta rishikojë këtë vendim dhe do të marrë pjesë në luftën e komunitetit ndërkombëtar kundër epidemisë. Mediat kryesore të Afrikës publikuan artikuj ku dënohet ShBA-ja. Në këta artikuj përmenden edhe kritikat e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kreut të politikës së jashtme të BE-së, kryeministrit australian, kryeministres së Zelandës së Re, ministrit të Jashtëm të Gjermanisë etj. Në artikuj referohen edhe zërat kundërshtues brenda ShBA-së, si Bill Gates, deputetët demokratë, Shoqata Mjekësore Amerikane, dhe madje edhe brenda administratës së Trump-it, sipas të cilëve vendimi i ndalimit të financimit do të ulë aftësinë e OBSh-së kundër epidemisë e do të dëmtojë bashkëpunimin global.

Mediat kryesore afrikane bënë thirrje gjithashtu që të forcohen marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Afrikës. Gazeta keniane "People" publikoi komentin me titull "Pas epidemisë së koronavirusit Afrika do të jetë më keq", ku thuhet se "fuqia tradicionale" ka hedhur baltë ndaj Kinës e lajmet negative për afrikanët në Kinë janë ekzagjeruar. Qëllimi i tyre është të dëmtojnë marrëdhëniet midis Kinës e Afrikës. Por në fund Afrika do të zbulojë se nëpërmjet bashkëpunimit me Kinën, mund t'u mbijetojë katastrofave ekonomike e shoqërore në vitet e ardhme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore