COVID-19, ushtria iraniane paradë me mjete mjekësore dhe jo ushtarake

2020-04-17 20:57:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria iraniane mbajti të premten një paradë duke përdorur automjete mjekësore dhe jo pajisje ushtarake në kohën kur vendi lufton ashpër me COVID-19, njoftoi kanali televiziv shtetëror.

Njësitë e ushtrisë parakaluan me automjetet e dezinfektimit, spitale të lëvizshëm dhe pajisje mjekësore për të shënuar Ditën Kombëtare të Ushtrisë.

Parada, e koduar me emrin "Mbrojtësit e Atdheut, Ndihmësit e Shëndetit" u mbajt në shkallë të vogël në të gjithë vendin në bazat ushtarake me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë që respektuan rregulloret e distancimit social. (Albana)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore