Kina shfaq falas në internet dramën "Jane Eyre"

2020-04-10 11:16:01 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas Teatrit Kombëtar të Drejtpërdrejtë në Kinë, drama "Jane Eyre", e përshtatur sipas romanit me të njëjtin titull të shkrimtares angleze të shekullit të 19-të Sharlotë Bronte, është hedhur falas në internet.

Drama, e regjistruar drejtpërdrejt nga Teatri Kombëtar i Britanisë së Madhe, tregon përpjekjet e Jane Eyre-it për lirinë dhe realizimin e ëndrrës së saj.

Versioni i regjisores Sally Cookson e vë theksin kryesisht te njerëzit dhe ngjarjet më ndikuese në jetën e Jane Eyre-it.

Vetëm 7 aktorë dhe 3 muzikantë interpretojnë në skenë.

Drama mund të shikohet në "Tencent video", "Youku" dhe "Bilibili" për një javë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore