Kinë, transporti hekurudhor i mallrave shënon rritje në mars

2020-04-10 10:59:40 CRI Komenti juaj Printoni

Transporti hekurudhor i mallrave në Kinë në mars u rrit në krahasim me muajin shkurt, në kushtet e përpjekjeve për të shpejtuar rifillimin e prodhimit.

Të dhënat nga Grupi Shtetëror i Hekurudhave i Kinës tregojnë se më shumë se 340 milionë tonë mallra u transportuan me hekurudhë muajin e kaluar, 4.5 për qind më shumë se në shkurt.

Transporti mesatar ditor i qymyrit u rrit 5 për qind, ndërsa furnizimet për mbjelljet e pranverës, si plehrat dhe pesticidet, regjistruan një rritje mujore prej 40 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore