Kina do të vazhdojë përkrahjen ndaj OBSh-së në bashkëpunimin antipandemik global

2020-04-09 11:25:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kina tha se do të vazhdojë të përkrahë udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunimin global kundër pandemisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian e bëri këtë koment pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se vendi i tij mund të pezullojë financimin ndaj OBSh-së.

"Ndërsa COVID-19 po përhapet me shpejtësi në mbarë botën, deklarata e ShBA-së për pezullimin e financimit ndaj OBSh-së do të dëmtojë seriozisht funksionimin normal të kësaj organizate, si dhe bashkëpunimin antipandemik ndërkombëtar. Shpresojmë se vendet e ndryshme do të punojnë bashkërisht, do ta ndihmojnë njëri-tjetrin në vështirësi dhe do të kontribuojnë bashkërisht për luftën globale kundër pandemisë," tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Ai shtoi se OBSh-ja e ka kryer aktivisht detyrën e vet për të ndihmuar vendet në përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sipas tij, deklarata e Samitit të Posaçëm të G20-s mbi COVID-19 kohët e fundit thekson gjithashtu që anëtarët duhet të forcojnë më tej mandatin e OBSh-së për bashkërendimin e luftës ndërkombëtare kundër pandemisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore