Xi: Kina do ta ndihmojë Turqinë në blerjen e materialeve mjekësore

2020-04-09 11:20:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kyetari i shtetit i Kinës Xi Jinping është shprehur që Kina do të vazhdojë të japë përkrahje për Turqinë në luftën kundër COVID-19.

Në një telefonatë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, Xi tha që Kina do ta ndihmojë Turqinë për blerjen e materialeve mjekësore nga Kina.

Presidenti turk u shpreh që Kina ka bërë të gjitha përpjekjet për të prodhuar materiale mjekësore antiepidemike për tërë botën, çka ka inkurajuar shumë komunitetin ndërkombëtar.

Ai shtoi që Turqia do të shtojë bashkëpunimin me Kinën në fusha si tregtia, financa dhe aviacioni.

Mrekulli
Lajmet Kryesore