Xi Jinping-u kryeson mbledhjen e udhëheqjes për kontrollin e epidemisë dhe rifillimin e punës

2020-04-09 10:02:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka kryesuar një mbledhje të udhëheqjes për zbatimin e masave të kontrollit të epidemisë dhe rifillimin e punës.

Presidenti thotë se Kina është nën trysni në rritje për t'u mbrojtur nga rastet nga jashtë të COVID-19.

Ai theksoi zbatimin e rreptë të kërkesave të karantinës për të tërë udhëtarët që hyjnë në vend.

Presidenti kërkoi që provinca Hubei dhe kryeqendra e saj Wuhan të vazhdojnë të përqendrohen në trajtimin e rasteve të rënda, teksa duhet kontrolluar gjendja shëndetësore e pacientëve të dalë nga spitali.

Ai shtoi se masat e kontrollit në lagje gjithashtu duhet të optimizohen.

Presidenti Xi tha se pjesë të tjera të Kinës, veçanërisht provincat afër Hubeit, duhet të rritin shkëmbimin e informacionit dhe bashkërendimin e kontrollit, duke shtuar se masat e kontrollit në Pekin duhet të mbahen.

Ai kërkoi gjithashtu përpjekje për të nxitur prodhimin bujqësor pranveror dhe për të mbajtur të qëndrueshme furnizimin e tregut dhe çmimet e ushqimeve, si mishi i derrit, perimet dhe frutat.

Presidenti tha se banorëve në rajonet e goditura rëndë do t'u ofrohen kuota të përkohshme për jetesën dhe do të zgjerohet qasja në sigurimin e papunësisë.

Në mbledhje po ashtu u bë thirrje për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për luftimin e pandemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore